E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gabimet me analizat te kontrollohen laboratoret

Mospërputhja e rezultateve te analizave mjekesore, nga nje laborator ne tjetrin, eshte bere shpesh nje shqetësim per pacientet shqiptare. Këtë e pohojnë dhe vete drejtuesit e këtyre laboratorëve te cilët thonë se eshte e domosdoshme te vendosen te njëjta standarte, mes laboratorëve shteterore dhe atyre private. Ata shprehen se duhen më shume kontrolle.

“Do ketë monitorim më të rreptë nga shteti në mënyrë që të përmirësohet puna dhe të rritet përgjigja ndaj pacientit. Herë pas here mund të ketë diskordanca të cilat kuptohet që përmes aplikimit të standardeve detyrimisht do të pakësohen dhe do të ngushtohen”, tha Anila Bulo, shefe e shërbimit të laboratorit biokimik klinik, QSUT.

Standardet sipas perfaqësuesve te shëndetësisë duhet të fillojnë që nga personeli e deri tek teknologjia që ofrojnë laboratorët tanë. “Prekin të gjitha sferat e një laboratori, që nga personeli që duhet të punojë dhe kompetencat që duhet të ketë për të punuar, që nga teknologjia që duhet përdorur, mënyra e paraekzaminimit, ekzaminimit dhe dhënies së përgjigjeve, mënyra e ruajtjes së reagentëve ”, vijon Bulo.

Përsa i përket pyetjes se kush ofron standarte më të mira, laboratet publike apo private, shefja e shërbimit te laboratorit biokimik, klinik ne QSUT thote se aktualisht ne vend nuk ka nje studim vlerësimi, që ti rendise ata duke filluar nga me i miri.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›