E Diel, 1 Nëntor 2026

Telegraf Rezart Taci biznesmeni i vitit

Gazeta Telegraf ka nderuar me titullin "Bizesmen i vitit 2010", zotin Rezart Taci, president i kompanise "Taci Oil". Pas një sondazhi disa mujor në mbarë vendin, që nga muaji qershor 2010 e deri në fund te dhjetorit, ku janë përfshirë njërëz të ndryshëm të shoqërisë shqiptare, në bazë të numrit të lartë të votave titullin "Biznesmeni i vitit 2010", i eshte dorezuar zotit Rezart Taci.

"Unë ia dedikoj gjithë bashkëpunëtorëve të mi këtë titull. Dua të them janë shumë inovatorë dhe shumë të dedikuar dhe të impenjuar për ta cuar përpara industrinë e vetme të naftës vendase. Besoj është stimul për të vazhduar më tej me iniciativat tona", tha Rezart Taci, presidenti i grupit "Taci Oil".

"Kjo që po them unë është thjesht një lloj elozhe, një lloj preference e jashtëzakonshme për biznesin vendas, për kompaninë përpunuese dhe investitorin vendas më të suksesshëm por dhe me një të vecantë ndryshe nga të gjithë, sepse ju po investoni dhe për arsimimin tonë nëpërmjet shkollës Nobel që është vërtetë një meritë e jashtëzakonshme", tha Ëngjëll Musai, drejtor i gazetës "Telegraf".

Gazeta "Telegraf" ka nderuar me disa tituj edhe personalitete te nohura te fushave te ndryshme ne vend. Si politikane me e mire ne Shqiperi, ne lobimin e saj, per heqjen e vizave dhe njohjen e shtetit me te ri, atij te Kosoves, eshte cilesuar Jozefina Topalli, ne fushen e letersise eshte nderuar Dritero Agolli. Gazeta "Telegraf " ka nderuar me tituj edhe Arben Dollapin si prokuror te vitit 2010, Neshat Panen si avokat te vitit, Artur Gacin si gjykatesin me te mire, dhe Alfred Moisiun, me titullin politikan karriere, gjate vitit qe lame pas.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›