8 Maji ne Venecia. Komisioni seance per Shqiperine

Në Komisionin e Venecias, diskutohet javën e ardhshme për problemet zgjedhorë në Shqipëri, në funksion të përgatitjes së një opinioni për përmirësimet që duhen bërë në kodin elektoral. Më 13 tetor, në mbledhjen e Këshillit për Zgjedhje Demokratike një strukturë, brenda komisionit do të informohet për punën e bërë deri më tani lidhur me këtë çështje.
“Pas zgjedhjeve lokale dhe në veçanti pas mosmarreveshjeve që lindën per zgjedhjen e kryebashkiakut të Tiranës, Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës, kërkoi një opinion për përmirësimet që duhen bërë në legjislacionin e zgjedhur duke patur në konsideratë, problemet në procesin e 8 majit. Një opinion në bashkëpunim me OSCE/ODIHR do të përgatitet për komisionin në sesionin e dhjetorit. Sekretariati do të informoj për progresin e deritanishë në këtë cështje”.
Pak kohë më parë edhe pas një kërkesë edhe të forcës kryesore të opozitës sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës Thjoborn Jagland iu drejtua me nje letër presidentit të komisionit të Venecias, ku kërkonte përgatitjen e një opionioni për Shqipërinë, duke u ndalur posacërisht tek problematikat që u shfaqën në Tiranë, pikërisht procedurat që u ndoqen pasi u konstatua hedhja e votave të qytetarëve në kutinë e gabuar.
Në fakt socialistët kërkuan që Komisioni i Venecias, të shprehej për ligjshmërinë e procesit të 8 majit, por në letrën e tij sekretari i përgjithshëm, kërkon opinion në funksion të përmirësimit të legjislacionit zgjedhor për të ardhmen.
Taulanta Boja