E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drafti i peshkimit Mediu ne Shengjin e Vlore

Pak ditë pas publikimit të draftit për peshkimin, ministri i Mjedisit, Fatmir  Mediu ishte në Shëngjin dhe Vlorë për të biseduar nga afër me përfaqësuesit e kompanive të industrisë së peshkimit.

Kreu i mjedisit u shpreh se  zbatimi i këtij ligji do të sjellë një mirëmenaxhim të kapaciteteve ekzistuese që merren me peshkimin, duke përdorur metoda moderne e duke sjellë një zhvillim të shpejtë të këtij sektori.

Ministri i Mjedisit ishte dhe në Vlorë ku është takuar me peshkatarët e kësaj zone. Gjatë këtij takimi ai u shpreh se zhvillimi i këtij sektori është mundësi për një punësim edhe më të madh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›