E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 Marsi 100-vjetori i protestes per barazi

8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare e grave, shënon këtë vit dhe 100-vjetorin e përpjekjeve të organizuara të grave për barazi dhe më shumë të drejta. Barazia e femrave dhe meshkujve cilësohet si e drejtë themelore dhe parim i përbashkët në Bashkimin Evropian, e sanksionuar me Marrëveshjen e BE-së dhe Kartën e të Drejtave Themelore.

Megjithate, të dhënat më të fundit tregojnë se pabarazia në vendet e BE-së ende ekziston. Sipas të dhënave të Këshillit për të drejtat e grave dhe barazinë e gjinive, gratë fitojnë mesatarisht 17.5 % më pak të ardhura se meshkujt. Në kontinentin e vjetër ku kjo ditë kujtohet pak 100 vjet më parë janë mbajtur  protesta në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe
Zvicër.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›