E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, serbët sërish ndalojnë kalimin e EULEX në veri

MITROVICË- Një kolonë e përbërë prej gjashtë automjetesh të EULEX-it është ndaluar sot nga dhjetëra serbë në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok, përkatësisht tek vendi Banov Do.

Lajmi bëhet i ditur nga Kosovapress, burimet e së cilës konfirmojnë se gjithcka ndodhi pasi, ushtarët bullgarë të KFOR-it kanë vendosur pikëkontroll në hyrje të fshatit Zhitkovc, që çon në drejtim të Banov Do dhe kanë filluar të kontrollojnë cdo automjet dhe person që ka lëvizur në këtë drejtim.

Sipas këtyre burimeve, serbët e pakënaqur me aksionin e KFOR-it, kanë tubuar rreth këtij pikëkontrolli, ndërkohë që po zhvillohen bisedime të përfaqësuesve të EULEX-it dhe të ashtuquajturit kryetar të komunës së Zubin Potokut Sllavisha Ristiq rreth zgjidhjes së problemit. Mësohet po ashtu se rruga Mitrovicë-Zubin Potok-Zveçan për momentin është e bllokuar.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›