Tiranë, bllokohen 30 kg hashash 3 të arrestuar
TIRANE- Sekuestrohen në Tiranë rreth 30 kg hashash. Burime të policisë bëjnë të ditur se aksioni për sekuestrimin e lëndës narkotike është zhvilluar gjatë natës së mbrëmshme nga efektivet e sektorit të luftës kundër narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Sasia prej rreth 30 kg hashash është sekuestruar në zonën e quajtur ‚Komuna e Parisit’, ku policia ka vënë në pranga 3 persona, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditur për faktin se policia dyshon se ka edhe persona të tjerë të implikuar në trafikimin e drogës.
Ndërkaq policia bën të ditur se nga hetimet e deritanishme rezulton se sasia e drogës së sekuestruar ishte e destinuar të shpërndahej në kryeqytet. Goditja e këtij grupi që merrej me trafikim të lëndës nartike u realizua falë të dhënave që policia kishte arritur të siguronte në rrugë operative, ndërsa prej ditësh uniformat blu kishin mbikqyrur të gjitha lëvizjet e 3 personave të arrestuar derisa kishin arritur finalizimin me sukses të operacionit.
(s.g/Balkanweb)