E Shtunë, 31 Tetor 2026

“8 Marsi”, Topi fal 31 gra të dënuara

• Presidenti Topi korrigjon paraardhësin Moisiu, për sa i përket faljes së grave të burgosura.Fatos Mahmutaj Ka pritur festën e 8 Marsit për t’i hapur derën e qelisë 16 grave të Burgut 325 në kryeqytet, ndërsa ka falur edhe 22 vite të tjerë burg bashkëvuajtëseve të tyre. Nga mëshira e kreut të shtetit, që pritej në festat e fundvitit kanë përfituar kryesisht femra të dënuara për kultivim narkotikësh e vepra të tjera që nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa kanë përfituar edhe disa të dënuara për vrasje që kanë vuajtur pjesën më të madhe të dënimit. Në dekretin e djeshëm, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë, kreu i shtetit pohon se është mbështetur në nenet 92 e 93 të Kushtetutës, në Kodin Penal dhe Ligjin për Faljen, ndërkohë propozimet i kanë ardhur nga organet e pushtetit lokal, institucione të tjera dhe vetë të dënuarat. Ndërsa gratë pritet të lirohen paraditen e sotme. Të liruarat Një nga personat që u lirua e para ishte më e moshuara e burgjeve shqiptare, 75-vjeçarja Bedrie Veizati, nga Delvina, e dënuar në vitin 2003 me 8 vjet burg për tentativë vrasjeje të bashkëshortit. Në momentin e lirimit asaj i kishin mbetur edhe pak muaj për të përfunduar dënimin. Kreu i shtetit ka liruar dje nga qelia pesë gra nga fshati Ngjeqar i Fierit, të cilat ndodheshin në qeli, pasi ishin gjetur fajtore për kultivim narkotikësh. Kështu lanë qelitë Flora Greku, Hyrie Greku, Leko Greku, Liri Çepele dhe Qazime Ferro. Të dënuara për shpërndarje narkotikësh ndodheshin në qeli edhe 20-vjeçarja Jonida Kajana dhe Dallëndyshe Dollani, të cilat lanë qelinë pas dekretit presidencial. Nga mëshira e kreut të shtetit kanë fituar lirinë dy femra të dënuara për vrasje; nëna e katër fëmijëve Afërdita Lilaj nga Vlora dhe krutania Mimoza Shota. Në fakt, këtyre u kishin mbetur për të vuajtur nga dënimi edhe nga pak muaj. Gjithashtu janë liruar edhe vjedhësja kryeqytetase e dënuar disa herë Oskeola Qosja, si dhe Naslie Veizi, Vera Xhebraj, Zyra Kamberi, Diana Luli dhe Nafije Shquti.Ulje dënimi Presidenti i Republikës ka përfshirë në faljen e tij nëntë gra të dënuara për vrasje. Ato kanë përfituar ulje të dënimit të tyre nga një në tre vjet. Janë emra të grave që kanë kryer krime të ndryshme, kryesisht vrasje në familje, të cilat janë publikuar me bujë kur kanë ndodhur. Kreu i shtetit i ka falur nga dy vjet Vezire Sinës, Dava Nikollit, Shkurte Kozës, të moshuarës që vrau ish-dhëndrin, Violeta Mollës dhe Zamira Freskut. Nga një vit ulje dënimi kanë përfituar shkodrania Katerina Qyteti, e cila gjashtë vjet më parë vrau për hakmarrje një fëmijë 13 vjeç; mirditorja Nusha Çeçi, e cila ka vrarë të atin; Ornela Capo, studentja korçare që vrau shoqen për të dashurin dhe Violeta Danjeli nga Kruja, e dënuar për vrasje në bashkëpunim. Kreu i shtetit u ka falur nga një vit burg lushnjares Valbona Frashëri e dënuar për shtyrje në prostitucion dhe kryeqytetases Arjana Alla, e dënuar për bashkëpunim në përdhunim. Të njëjtën masë ulje dënimi kanë përfituar edhe beratasja Miranda Pano dhe kryeqytetasja Vojsava Meta, të dënuara për posedim narkotikësh. Gjithashtu iu ul një vit dënim Zoje Xhafës nga Mati, ndërsa Dilbere Zhubit nga Kavaja iu ulën 3 vite burg. Dekreti Afërdita Lilaj, nga Vlora dënuar për vrasje, i falet dënimi i mbetur.Arjana Alla, nga Tirana, dënuar për përdhunim, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.Bedrie Veizati, 75 vjeç, nga Delvina, dënuar për tentativë vrasje të bashkëshortit, i falet dënimi i mbetur.Dallëndyshe Dollani, nga Berati dënuar për drogë e amrëmbajtje, i falet dënimi i mbeturDava Nikolli, nga Mirdita, dënuar për vrasje, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.Dilbere Zhubi, nga Kavaja, dënuar në vitin 1999, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.Diana Luli, nga Elbasani, dënuar tre vjet më parë, i falet dënimi i mbetur.Flora Greku, nga Fieri, dënuar për kultivim narkotikësh, i falet dënimi i mbetur.Hyrie Greku, nga Fieri, dënuar për kultivim narkotikësh, i falet dënimi i mbetur.Jonida Kajana, nga Shijaku, dënuar për shpërndarje narkotikësh, i falet dënimi i mbetur.Katerina Qytetaj, nga Shkodra, dënuar për vrasjen për hakmarrje të një 13-vjeçari, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.Leko Greku, nga Fieri, dënuar për kultivim narkotikësh, i falet dënimi i mbetur.Liri Çepele, nga Fieri, dënuar për kultivim narkotikësh, i falet dënimi i mbetur.Mimoza Shota, nga Kruja, dënuar për vrasjen e ish-të dashurit, i falet dënimi i mbetur.Miranda Pano, nga Berati, dënuar për posedim narkotikësh, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.Naslie Veizi, nga Dibra, dënuar për vrasje, i falet dënimi i mbetur.Nusha Ceci, nga Mirdita, dënuar për vrasje, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.Nafije Shquti, nga Korça e dënuar një vit më parë, i falet dënimi i mbetur.Ornela Capo, nga Korça, ish-studente e dënuar për vrasjen e shoqes së saj për të dashurin, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.Oskeola Qosja, nga Tirana, e dënuar disa herë për vjedhje në Qytetin Studenti, i falet dënimi i mbetur.Qazime Ferro, nga Fieri, dënuar për kultivim narkotikësh, i falet dënimi i mbetur.Shkurte Kozi, nga Tirana, e dënuar për vrasjen e ish-dhëndërit, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.Vezire Sina, nga Vlora, dënuar për vrasje, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.Violeta Danjeli, nga Kruja, dënuar për vrasje, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.Valbona Frashëri, nga Lushnja, dënuar për shtyrje në prostitucion, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.Vera Xhebraj, nga Vlora dënuar dy vjet më parë, i falet dënimi i mbetur.Vojsava Meta, nga Tirana, dënuar për posedim droge, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.Violeta Molla, nga Shkodra dënuar pesë vjet më parë, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.Zamira Fresku, nga Kruja, dënuar për vrasje, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.Zyra Kamberi, nga Tirana, dënuar për vrasje, i falet dënimi i mbetur.Zoje Xhafa, nga Burreli, dënuar dy vjet më parë, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.Alfred Moisiu, fali pak gra Gjatë pesë viteve të kryesimit të shtetit, Alfred Moisiu dekretoi disa falje dënimesh për të dënuarit, por femra dhe të mitur ishin shumë pak. Gjatë pesë viteve përfituan nga mëshira e kreut të shtetit vetëm disa gra të burgosura, numri i të cilave në krahasim me meshkujt ishte i papërfillshëm. Mimoza ShotaTashmë 24 vjeçe u prangos në maj 2003 pasi ekzekutoi në qendër të Krujës të dashurin, i cili i kërkonte të abortonte fëmijën. Pas vrasjes së tija ajo u dërgua në qeli ku lindi pak javë më pas. Aktualisht djali është 5 vjeç dhe jeton me prindërit e saj. Tre vitet e para të jetës ai i kaloi në qeli bashkë me nënën. Ornela CapoStudentja korçare Ornela Capo do vuajë 11 vjet në qeli për vrasjen e shoqes së ngushtë të saj në vitin 2004, me të cilën kishte një të dashur. U dënua 18 vjet burg por përfitoi ulje nga aplikimi i gjykimit të shkurtuar. Tashmë i kanë mbetur rreth 5 vjet për të përfunduar dënimin.Vojsava MetaËshtë dënuar me 6 vjet për posedim narkotikësh në sasi të mëdha. U prangos në prill të vitit 2005, gjatë operacionit “Ledi V” bashkë me tre persona të tjerë, pasi policia u gjeti një sasi prej 1 kilogramësh heroinë. Gjatë procesit mbajti qëndrim pohues për akuzën, pas të cilit përfitoi gjykimin  shkurtuar. Shkurte KoziËshtë 62 vjeç. Në vitin 2004 u prangos bashkë me të birin për vrasjen e ish-dhëndrit të tyre te porta e shtëpisë në Babrru. Pas divorcit me të bijën ai kalonte shpeshherë në rrugicën përballë shtëpisë së saj duke i bërë presion ish-bashkëshortes e familjarëve për t’u bashkuar sërish me të. Kërkesa e Bregut për TopinMinistrja e Integrimit, njëherësh deputete e PD-së, Majlinda Bregu, i ka kërkuar pak kohë më parë kreut të shtetit që të përfshijë sa më shumë femra në listën e amnistisë. Në letër, ministrja Bregu thekson faktin se paraardhësi i Presidentit Topi nuk ka respektuar parimin e proporcionalitetit për sa i përket faljeve të të burgosurve përmes amnistisë. Sipas Bregut, në faljen e fundit që është bërë vitin e kaluar janë amnistuar 70 të burgosur, nga të cilët vetëm dy gra dhe asnjë i mitur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›