E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pi helm pas vjedhjes së makinës

• ELBASAN – Vetëvritet dy ditë pas vjedhjes së makinës. Një 52-vjeçar, banor i qytetit të Elbasanit ka pirë helm mëngjesin e djeshëm, në kushte depresive, duke gjetur vdekjen pak minuta më vonë. Burime të policisë bënë të ditur se, “shtetasi Gani Biba është vetëflijuar duke pirë një lloj helmi që përdoret në bujqësi. Edhe pse ai është dërguar menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, për të marrë ndihmën e parë nuk ka mundur të shpëtojë dot, pasi sipas mjekëve sasia e helmit që ai kishte konsumuar ishte shumë e madhe. Sipas burimeve të policisë dhe grupit hetimor të ndodhur në vendin e ngjarjes, bëhet e ditur se 52-vjeçari është vetëhelmuar në kushte depresive. Dy ditë para vetëvrasjes atij i kishin vjedhur makinën “Benz”, ngjarje që mund ta ketë shqetësuar Bibën, duke i provokuar dhe gjendjen e rëndë të depresionit. Megjithatë, policia po vazhdon hetimet për të nxjerrë konkluzionet mbi shkaqet e ngjarjes.                               a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›