Lezhë, përplasen mjetet, 2 vdesin
• LEZHE - Një aksident i rëndë ku kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur dy të tjerë ka ndodhur dje në autostradën Fushë-Krujë–Lezhë.Burime të policisë së Lezhës bënë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth 12:30, kur dy makina me targa TR 7770 A dhe LE 6176 A janë përplasur me njëra- tjetrën. Nga përplasja e fortë ka mbetur i vdekur në vend Artan Ceka, 45 vjeç si dhe janë plagosur tre persona të tjerë, Flora Nderca, Sajmir Keci dhe Zef Simoni. Bëhet e ditur se të plagosurit e kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Lezhës. Por gjendja tepër kritike e Flora Ndrecës ka bërë që të dërgohej për në Spitalin Ushtarak Tiranë. Mësohet se si pasojë e plagëve të rënda ajo ka ndërruar jetë, pak orë pas mbërritjes në këtë spital. Sipas policisë e cila po heton aksidentin, shkak për përplasjen e dy mjeteve ka qenë shpejtësia e madhe e dy drejtuesve të mjeteve si dhe rruga me lagështirë. r.n.