E Diel, 1 Nëntor 2026

Frid: Pavarësia e Kosovës, fakt historik i pakthyeshëm

• Në vizitën e parë në Kosovë që pas shpalljes së pavarësisë, nënsekretari amerikan, Daniel Frid, ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është fakt i pakthyeshëm dhe historia duhet të ecë përpara.Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Frid tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës së pandarë dhe të integruar në Bashkimin Evropian. Ai përgëzoi popullin dhe liderët e institucioneve të Kosovës për menaxhimin e tensioneve dhe presioneve të muajit të fundit. Pas takimit me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Frid tha se, “është nder dhe kënaqësi që të jem në shtetin më të ri evropian dhe demokracinë më të re botërore, në Republikën e Kosovës, e cila e ka tashmë pavarësinë e vet dhe pas gjitha këtyre viteve. Nënsekretari amerikan shtoi se lajmi i mirë është se kosovarët janë sërish këtu dhe mbetet sfida e ndërtimit të një shteti për të cilin shumë kosovarë kanë luftuar. Zyrtari lartë amerikan porositi që liderët e vendit të ndërtojnë një shtet të bazuar në sundimin e ligjit, me institucione të fuqishme demokratike dhe shtet për të gjithë qytetarët e saj, si dhe një shtet në rrugëtimin drejt Evropës. “Ka ende mjaft sfida, por njerëzit e Kosovës tashmë janë mësuar me këso sfidash. Ata kanë tejkaluar edhe sfida më të vështira e më të këqija në të kaluarën”, theksoi Frid, duke shtuar më tej se, “mbetet edhe shumë më shumë punë për t’u bërë, por tani Kosova është e lirë, për të ndërtuar institucionet e saj demokratike, për të zhvilluar ekonominë për të sjellë investitorë të vegjël e të mëdhenj dhe për ta kuptuar të ardhmen e tyre si një komb evropian. SHBA do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës”. Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë refuzoi plotësisht ndonjë opsion për ndarjen e Kosovës. “Ne nuk mendojmë për ndarje, kështu besoj se do të bëjnë edhe institucionet e Kosovës, duke u angazhuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ne nuk besojmë në ndarje të territorit. Këtë e kemi thënë gjithmonë. Ndërkaq ne nuk i komentojmë deklaratat e rusëve, edhe pse më herët Rusia ka qenë kundër ndarjes, por pavarësia është një fakt”, tha Frid, duke dënuar njëkohësisht sulmet e ambasadës amerikane në Beograd si dhe ato në veri të Kosovës. “Veprimet serbe dhe sulmet ndaj ambasadave janë të papranueshme, gjithashtu edhe ato në veri të Kosovës. Institucionet e Kosovës u janë përgjigjur me mençuri këtyre provokimeve”, tha diplomati amerikan. Ndërsa Presidenti Sejdiu ka falënderuar edhe një herë SHBA-në, Presidentin Bush, Sekretaren Rajs, dhe të gjithë të tjerët për angazhimet dhe për këtë mbështetje dhe vizion për Kosovën. Frid, u takua gjatë ditës edhe me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, ku përcolli mesazhet mbështetëse dhe inkurajuese të SHBA-së.Karamanlis përgënjeshtron presionin për KosovënKryeministri grek, Kostas Karamanlis, ka përgënjeshtruar artikujt mediatikë se mbi Greqinë po ushtrohet presion për njohjen e shtetit të Kosovës. “Ne kemi politikë të qartë edhe për Kosovën”, ka deklaruar kryeministri grek, duke shtuar se Greqia ka luajtur njërin nga rolet udhëheqës në arritjen e marrëveshjes lidhur me Kosovën, në nivel të Bashkimit Evropian për praninë e Misionit Evropian. “Tani Unioni ka rënë dakord që çdo vendi anëtar të BE-së i takon të marrë vendim individual për njohjen e statusit përfundimtar të Kosovës dhe çdo shtet ka politikën e tij”, ka theksuar kreu i qeverisë greke, Karamanlis.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›