E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 Marsi, festime dhe aktivitete ne Tirane per diten e gruas

TIRANE- Lule, dhurata dhe shume dashuri për të gjitha gratë dhe nënat në një ditë që është tërësisht e tyre. Në ditën Ndërkombëtare të gruas, 8 marsi Tirana do të ofrojë një sërë aktivitetesh. 

Ministria e punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në bashkëpunim edhe me delegacionin Europian në Tiranë dhe Ambasadën Spanjolle do të organizojnë një konferencë për rolin e gruas në shoqëri, dhe rritjen e rolit të vendimmarrjes.

Në konferencë do të referojnë ministri Ksera, ministrja Bregu, ambasadori spanjoll Manuel Montoboi, si dhe ambasadori i delegacionit te KE, Helmut Lohan.
Konferenca përfshin disa tema dhe aktivitete të vecante në kuadër të kësaj dite duke u ndalur në rolin e gruas në shoqëri, në rritjen e rolit të saj në vendimmarrje. Ndërkaq shoqata e grave do të organizojnë tubimin me teme: “Grate bejne histori cdo dite".
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›