Fier, makina përplas për vdekje kalimtarin
FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 në aksin rrugor Fier -Vlorë. Një makinë me targa FR 7634 A ka përplasur për vdekje një person të seksit mashkull, teksa tentonte të kalonte rrugën në vendin e quajtur Zhupan.
Mësohet se drejtuesi i mjetit me të shkaktuar aksidentin fatal, është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima i seksit mashkull, mund të jetë rreth 50-vjec. Policia e Fierit nuk ka mundur ende ta identifikojë atë.
Po sipas burimeve të policisë është shpallur në kërkim edhe drejtuesi i mjetit, i cili i shkaktoi vdekjen e menjëhershme kalimtarit. Sipas të dhënave të para të policisë, shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia me të cilën lëvizte drejtuesi i mjetit.
(m.a/BalkanWeb)