E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, ministrat urojnë së bashku festën e Mësuesit

KORCë- Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj dhe homologu i tij kosovar Enver Hoxhaj kanë zgjedhur Korcën për përcjelljen e urimit për festën kombëtare të Mësuesit. Aktiviteti më i rëndësishëm me rastin e ditës së Mësuesit është organizuar në ambientet e muzeut të Mësonjëtores së parë shqipe.

“Për qytetarët e Kosovës Korca është një qytet e lavdisë historike, është një qytet që qytetarët e Kosovës e adhurojnë dhe me ndjenjë shumë të vecantë e përmendim qytetin e Korcës me të vetmen ide dhe vizion mbrapa, që kur jemi në Korcë të kujtojmë shkollën e parë shqipe” – ka deklaruar ministri i Arsimit të Kosovës.

Ndërsa ministri shqiptar Tafaj është shprehur se: “Në kemi objektiva të përbashkëta. Shqipëria dhe Kosova kanë deklaruar që dëshirojnë sa më shpejt që të bëhen pjesë e familjes europiane. Pikërisht kjo na krijon neve hapësira akoma më të mëdha, në kuadër të të gjitha zhvillimeve dhe filozofisë së zhvillimit të arsimit në BE, hapësirën e bashkëpunimit tonë do të shumëfishohen.”

Me rastin e kësaj dite dy homologët kanë zhvilluar një takim në ambientet e universitetit Fan Noli, ku dhe shprehën ide të qarta për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash ndërmjet tyre, në mënyrë që arsimi shqiptar të orientohet drejt atij europian.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›