Gjykata pushon padine ndaj Mbrojtjes, per El Masri
Tirane- Gjykata e Tiranes ka pushuar dje, gjykimin per padine e ngritur ne ngarkim te Ministrise se Mbrojtjes, ne lidhje me te dhenat per avionin e ulur kater vite me pare ne aerodromin e Kucoves. Gjykata e Tiranes ka argumentuar ne vendimin e saj, se padia e bere nga ana e Qendres per Zhvillim dhe Demokratizimin e Institucioneve, eshte jashte afateve hetimore. Per kete, gjykata ka vendosur dje te pushoje edhe padine. Dy jave me pare, Qendra per Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve i kerkonte Ministrise se Mbrojtjes, informacione ne lidhje me nje sere fluturimesh, qe jane ulur ne aerodromin e Kucoves ne periudhen 27-30 maj te vitit 2004, data keto qe perputheshin me hyrjen ne Republiken e Shqiperise te shtetasit gjerman Kahled el Masri. Keto informacione jane konsideruar sekrete nga ana e ministrise, e cila ka argumentuar qe nuk mund te behen publike. Sipas Qendres per Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve, njeri nga fluturimet e kryera ne aerodromin e Kucoves, pikerisht ai i dates 28 maj te vitit 2004, i avionit tip Gulfstream 3, me numer (Tail Code) N982RK, nuk ka qene nje fluturim me natyre ushtarake, por nje fluturimin i operuar nga nje kompani civile, per llogari te nje sherbimi sekret civil( jo ushtarak) te huaj. Me tej thuhej se ky fakt, ishte vertetuar nga nje hetim i bere nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes, i publikuar ne muajin qershor te vitit 2007. R.C
Fluturimi
Mesohet se autoritetet shqiptare e kane nxjerre Kahdel el Masri, nga territori shqiptar ne daten 29 maj te vitit 2004, nje dite pas ulje se avionit, duke e hipur ne nje avion me destinacion Frankfurtin dhe duke i vene vulen e daljes, ne pasaporten e tij gjermane.
Fluturimi
Mesohet se autoritetet shqiptare e kane nxjerre Kahdel el Masri, nga territori shqiptar ne daten 29 maj te vitit 2004, nje dite pas ulje se avionit, duke e hipur ne nje avion me destinacion Frankfurtin dhe duke i vene vulen e daljes, ne pasaporten e tij gjermane.