E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investimet e huaja interes per energjetiken dhe turizmin

Energjetika dhe turizmi janë ndër sektorët më të kërkuar për të investuar. Gjatë këtij viti, shumë individë, kompani dhe konsorciume kanë shfaqur interes për të njohur terrenin shqiptar dhe mundësitë për të krijuar biznes në prodhimin e energjisë apo ngritjen e resurseve turistike.

“Interesi fokusohet në ato sektorë që edhe Shqipëria vetë promovon duke pasur parasysh burimet që ka. Vlen këtu të përmendet sektori energjik që ka interes të vazhdueshëm nga kompani të huaja, qoftë në zhvillimin e burimeve natyrore, ashtu edhe ato të komponentëve të sektorit energjetik që ndoshta janë akoma të pa eksploruar siç është energjia diellore apo edhe energjia e biomasës”-thotë Eneida Guria, Drejtore e Agjencisë Shqiptare për Investime dhe Zhvillim,

Për Albanian Screen, kreu i Agjencisë shpjegon se interes ka dhe për sektorin minerar. Veç kësaj, konfliktet e armatosura në Afrikën e Veriut kanë detyruar zhvendosjen e industrive të veshjeve dhe këpucëve. Shqipëria dhe vendet e Ballkanit janë vendet potenciale për të hapur vende të reja pune.

Florian Papadhimtri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›