Dritë jeshile për hipotekën e pallateve
27/07/2011 Hipoteka, rritet interesi për rivlerësimin e pasurive. Qirjako: I ftojmë të përfitojnë deri në fund të vitit
Kryeregjistruesi: Bashkëpunimi me Bashkinë e kryeqytetit në favor të qytetarëve
Problemi i mungesës së hipotekave për apartamentet në kryeqytet do të marrë zgjidhje me nisjen e punës nga kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Ky problem pritet të zgjidhet pasi shpesh herë hipotekimi i pallateve ngelesh peng i dokumentacionit që duhet të plotësohej nga Bashkia e Tiranës. Kryeregjistruesi i Republikës së Shqipërisë, Arben Qirjako, shprehet se bashkëpunimi mes institucioneve pritet të sjellë një shpejtësi shërbimi për qytetarët dhe subjektet ndërtuese. Qeveria krijoi edhe mundësinë e faljes së detyrimeve të papaguara tatimore për ndërtuesit, të cilët kanë nisur t’i drejtohen hipotekës për të ligjëruar ndërtimet e tyre.
Hipotekimi
Problemi i hipotekimit, për një masë të madhe të apartamenteve dhe banesave, pritet të marrë zgjidhje shumë shpejt. Kreu i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Arben Qirjako, thekson se një pjesë e madhe e problematikave, krijoheshin nga bashkia, si mosdhënia e lejeve të shfrytëzimit. “Pushteti lokal të ndërhyjë në këtë mes në ndihmë të qytetarëve. Besoj se kjo tashmë do të marrë një drejtim në favor të qytetarëve, sidomos në kryeqytet ku fenomeni është masiv. Problematika më e madhe që kemi ne lidhet me këtë bashkëpunim, pasi leja e ndërtimit jepet nga pushteti lokal, leja e shfrytëzimit jepet nga pushteti lokal, akti i kolaudimit jepet nga pushteti lokal. Ky bashkëpunim në konfirmimin e dokumentacionit që duhet të vijë në zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme do të jetë në kohën dhe në mënyrën e duhur dhe besoj se subjektet ndërtuese dhe qytetarët do të kenë një shpejtësi më të madhe shërbimi”, - shprehet Qirjanko.
Amnistia
Një tjetër çështje, ku është përqendruar aktualisht puna e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive është pikërisht përfitimi nga falja fiskale, për rivlerësimin e banesave. “Nëse një qytetar ka privatizuar një banesë në vitet ‘91-‘92 me çmimet e atëhershme 20-30 mijë lekë të reja dhe sot vlera e saj është 5 milionë lekë të reja për një apartament, në momentin që ky qytetar do ta shesë këtë apartament do të paguajë rreth 500 mijë lekë të reja tatim për kalimin e pronësisë pranë zyrave tona. Nëpërmjet këtij ligji poseduesi i pronës i lind e drejta të rivlerësojë pronësinë dhe përfiton 10-fish. Punonjësit raportojnë për një fluks qytetarësh të interesuar për të regjistruar banesat e tyre. Për t’i rivlerësuar ato dhe ne i ftojmë të përfitojnë deri në fund të vitit”, - tha Qirjako. Ligji i faljes fiskale dhe legalizimit të aseteve nisi të aplikohej që nga muaji maj. Kjo lejoi që të faleshin detyrimet e prapambetura për ndërtuesit dhe të hapej rrugë për hipotekimin e pallateve.