Pas 3 vjetesh databaze per sipermarrjet turistike
Brenda tre viteve Shqipëria do të ketë një bazë të plotë të dhënash për sipërmarrjet që operojnë në sektorin e turizmit. Projekti është prezantuar nga drejtues të ministrisë së linjës, të cilët thanë se me këto të dhëna do të krijohen lehtësi për ofertat turistike të vendit si dhe potencialet me të cilat mund të konkurojë ky sektor në rajon.
“Është një sipërmarrje shumë e madhe sepse nuk është lehtë të nxjerrësh të paktën në mënyrë shkencore një produkt i përbashkët turistik për të gjithë rajonin dhe besoj që me konferencën në fund të shtatorit do të kemi shkencërisht, apo të paktën nga ana cilësore një produkt të përbashkët turistik për rajonin. Do të synojmë përmirësimin dhe mbrojtjen e produkteve tipike shqiptare që janë në kulturave bujqësore, punimet artizanale, trashëgiminë tonë kulturore, ku përshihet trashëgimia artistike dhe ajo arkeologjike”-tha Benard Tërkuci, drejtor i Zyrës së Shërbimit Turistik.
Ministria e Turizmit bën me dije se gjatë 2010 numri i hoteleve në Shqipëri ishte 290, ose rreth 20 për qind më shumë se më shumë se në vitin 2009. Numri i shtretërve një vit më parë rreth 12 mijë e 80 me rritje 8 për qind krahasuar me vitin 2009.
Florian Papadhimtri