E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Te ruajme qetesine KQZ te analizoje mire rezultatet

Kryeministri beri thirrje per kujdes nga ana e komisionit qe administron procesin

Kryeministri Sali Berisha pak minuta pasi KZAZ-ja numer 49 perfundoi numerimin e kandidateve per kryetar te Bashkise se Tiranes beri thirrje per qetesi dhe reflektim. Kreu i qeverise theksoi se ne kete moment te rendesishem ishte e nevojshme te ruhej qetesia nga te dy krahet politike dhe te kontrolloheshin emocionet e mbeshtetesve. Pershendes komisioneret per punen e dhene dhe nese fiton mbeshtetesi yne te kontrollojne emocionet ne te gjitha krahet. Te presim shqyrtimin dhe fjalen finale te KQZ beri thirrje Kryeministri. Sipas tij ne kete moment kur rezultati i kandidateve ishte teper i ngushte ishte e rendesishme qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te verifikonte te gjitha procesverbalet per te nxjerre edhe rezultatin perfundimtar per keto zgjedhje. Ndonese kreu i qeverise njekohesisht lideri i PD-se deklaroi se sipas te dhenave te vete Partise Demokratike Lulzim Basha dilte kandidati fitues i zgjedhjeve ishte e udhes qe finalizimi i kesaj fitore te kryhej me kujdes te imet dhe te plote. Sipas selise se PD-se rezulton fitues kandidati demokrat me vetem pak vota. Por une bej thirrje vellazerore per te gjithe qytetaret anetaret militantet mbeshtetes te PD-se por edhe te te gjitha forcave politike te presin me qytetari te vertete finalizimin e procesit. KQZ eshte e detyruar te perllogarise dhe te shpalle vetem ate rezultat qe konfronton nje per nje te dhenat ne procesverbalet me te dhenat e tabelave te komisioneve te zonave te tjera deklaroi Berisha duke kerkuar kujdes ne procesin e nxjerrjes se rezultateve nga KQZ. Sipas tij ne cdo vend te botes ne nje proces te ndare me vota qe shkojne sa te gjithe gishterinjte e duarve se bashkuara eshte e nevojshme qe rezultati te shikohet nga qeliza ne qelize. Por sipas tij PD nuk kishte as hijen me te vogel te dyshimit per procesin duke e konsideruar ate te lire dhe te ndershem. Po keshtu Kryeministri i vendit ka ftuar kandidatet e te dyja partive politike qe te respektojne rezultatin e procesit te numerimit te votave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›