E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e birrës, 20 mijë vetë çelin aktivitetin

KORCE- Korça nuk është vetëm qytet i serenatave, ku kitara netëve çmend poshtë dritareve vajzat e reja. Korça është qyteti që mban brenda zemrës shumë tradita të lashta, të cilat i ruan dhe i transmeton brez pas brezi. Mbi 20 mijë vetë ishin mbledhur dje në sheshin përpara Pallatit të Sportit për të festuar 5-vjetorin e birra "Korça", birra e parë dhe më e mira në Shqipëri. Origjinën e ka që nga viti 1928, kur birra e parë ka dalë tek Panda. Para 5 vitesh, biznesmeni Irfan Hysenbelliu dhe partnerët e tjerë bënë një investim serioz duke e vendosur birra "Korça" në piedestalin e birrës së parë dhe më të mirë në Shqipëri. Në një mbrëmje gala mes serenatave korçare dhe kërnackave të famshme, kryetari i bashkisë së Korçës, Niko Peleshi dhe ambasadorja gjermane Harola Myler kanë dalë dhe kanë çelur këtë festë të madhe popullore.

Kryebashkiaku Peleshi ka trokitur gotën me ambasadoren gjermane Myler, duke deklaruar se "tashmë kjo është një festë e juaja. Birra "Korça", e para në Shqipëri dhe më e mira ka ardhur para jush me imazhin më të mirë. Gjatë fjalës së tij, Peleshi tha se "ne jo pa qëllim kemi të ftuar ambasadoren gjermane, pasi vendi i saj shquhet për birrën e famshme, ndërkohë që ata këtë vit festojnë 200 vjetorin ne festojmë 5-vjetorin". Nga ana e saj, diplomatja gjermane Carola-Myler Holtkemper ka theksuar se ishte shumë e gëzuar që merrte´pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm. Ajo ka ftuar qytetarët e korçarë që më 1 tetor të marrin pjesë në festën e madhe të birrës bavareze. Më pas, atmosfera është ndezur nga këngët korçare dhe këngëtarët si Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe grupe këngëtarësh të huaj. Mijëra vetë nga Korça, Tirana, Elbasani, Pogradeci, Erseka dhe të ftuar nga Maqedonia kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit. Festa e birrës do të vazhdojë për katër net dhe birra "Korça" në këtë 5-vjetor ka ftuar të marrin pjesë edhe birra "Tirana" dhe birra "Peja" nga Kosova.
(m.a/S.pages/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Greva e minatorëve, AK: Shteti të hetojë koncensionet e zeza

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›