Për Trepçën, fitore në tavolinë

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) të premten ka mbajtur mbledhjen e vet, në të cilën ka vendosur që ndeshja e ndërprerë e xhiros së fundit të stinorit vjeshtor ndërmjet Trepçës dhe Kosovës së Vushtrrisë të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 për mitrovicasit.
Po ashtu, Komisioni i Garave ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj mesfushorit të Kosovës (V), Faruk Zeneli. Ky i fundit në atë takim e ka sulmuar fizikisht gjyqtarin e ndeshjes, Zenel Qoraj, i cili u detyra ta përmbyllë para kohe atë takim.
Ndeshja e ndërprerë mes Trepçës dhe Kosovës (V) është regjistruar me rezultat zyrtar 3:0. Po ashtu, Komisioni Disiplinor ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj lojtarit të Kosovës (V), i cili e ka sulmuar gjyqtarin. Ky vendim është marrë në përputhje me rregulloret përkatëse, deklaroi për Express Isuf Ajeti, anëtar i Komisionit të Garave.
Në anën tjetër, drejtori i Kosovës (V), Besim Halili, tha se skuadra e tij nuk do të ankohet ndaj këtij vendimi.
Ne nuk pajtohemi me vendimin e mëhershëm të këtij Komisioni. Kurse me këtë vendim të fundit pajtohemi dhe nuk do të ankohemi. Por, nuk duhet harruar se kartoni i kuq na u dha padrejtësisht. Kosova gjatë gjithë stinorit është dëmtuar nga gjyqtarët. Në 90 për qind të ndeshjeve na kanë referuar vetëm tre gjyqtarë, tha Halili.
Me këtë rezultat zyrtar, Trepça zyrtarisht shpallet kampion i stinorit vjeshtor. Ndeshja mes Trepçës dhe Kosovës (V) është ndërprerë të mërkurën në minutën e 65-të, kur rezultati ishte 1:0 për vendasit.
Edhe takimi i xhiros së gjashtë ndërmjet Kosovës (V) e Trepçës ishte ndërprerë, ndërsa ishte regjistruar me rezultat 0:3 për mitrovicasit.