8-vjeçari: Ndaj meje është ushtruar dhunë seksuale nga Dino e Braun
Për disa orë me radhë, togave të zeza në Gjykatën e Tiranës u është dashur të dëgjojnë histori tejet tronditëse, sesi dy të pandehurit dhe bashkëpunëtori i tyre kanë abuzuar seksualisht me këtë fëmijë për vite me radhë. I vendosur në një sallë tjetër dhe duke mundësuar lidhjen me sallën e gjyqit me video-konferencë, i mituri ka rrëfyer imtësisht çfarë i ka ndodhur, si i ka përjetuar ato vite tmerri mes dhunës sistematike seksuale nga Dino Kristodoulu e David Braun. Fëmija ka rrëfyer sesi i mbyllej goja që të mos bërtiste dhe përdhunohej nga dy të pandehurit, ndërkohë që akuzoi të pandehurin e tretë, Robin Arnolds, se nuk i besoi kurrë ankesave të tij. Deklarimet e fëmijëve kanë qenë kundër dy të pandehurve, Dino Kristodulu dhe Robin Arnolds, dy shtetas anglezë, të akuzuar për “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Para gjykatës, fëmijët kanë treguar momentet më të tmerrshme që kanë përjetuar në qendrën “Fëmijët e tij”, ku kishin jetuar për disa vite me radhë. Dëshmitë e tyre janë dëgjuar ashtu si dhe në procesin ndaj David Braun, me video-konferencë, dhe në të njëjtën kohë janë zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të moshës se tyre. Trupi gjykues është munduar t’i pyesë me mjaft kujdes djemtë e vegjël, të cilët dukeshin se ishin të tronditur nga e gjithë historia, ku në mes janë tre pedofilët anglezë.
Dëshmitë
I pari që ka dëshmuar ka qenë fëmija A.Q., i cili ka deklaruar haptazi dhe me detaje se çfarë ka ndodhur me të gjatë kohës që ka qëndruar në qendër, ndërsa fëmija i dytë, D.A., është munduar të mbulojë veprimet e kryera ndaj tij, edhe pse ka një ekspertizë mjeko–ligjore që tregon dhunimin seksual. “Unë kam vajtur në qendër që në moshën 1-vjeçare. Në familje jemi shumë fëmijë dhe prindërit nuk kanë pasur mundësi të më mbanin me bukë. Ata pranuan të shkoja në qendër. Kam qëndruar aty për 6 vjet. Por të them të drejtën do të ndihesha më mirë në rrugë sesa në atë qendër”, - mësohet të ketë rrëfyer dje në praninë e psikologes i mituri A.Q. Sipas burimeve nga gjykata, i mituri është shprehur se David Braun dhe Dino Kristodulu e kanë keqtrajtuar. “Ata për çdo natë vinin më merrnin dhe bënin me mua gjëra të turpshme. Ai që ka abuzuar më shumë me mua është xhaxhi Davidi dhe Dino Kristodulu. Xhaxhi Dino vinte afër meje, më fërkonte të ndenjurat dhe më pas dorën e nxirrte përpara. Pasi më mbyllte gojën, ai vazhdonte të më përdhunonte. Kur mbaronte, më thoshte të mos tregoja asgjë. Unë kisha frikë dhe disa herë i kisha thënë xhaxhi Robinit”, - ka vazhduar fëmija së treguari. Sipas tij, i pandehuri Robin Arnold nuk ia kishte vënë veshin asnjëherë, si dhe nuk bëri ndonjë gjë që ta mbronte atë dhe shumë fëmijë të tjerë të qendrës. Të gjitha këto fakte i ka dëshmuar dje fëmija 8-vjeçar para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Shefkie Demiraj. Dëshmitari i dytë i thirrur për të dhënë shpjegime ka qenë D.A., 12 vjeç. Dje përpara gjykatës ai është munduar të mbulojë veprimet e të pandehurve. Sipas burimeve nga gjykata, ai është shprehur para togave të zeza se ka harruar çfarë ndodhi me të në qendër, për shkak se ka rënë nga kati i dytë dhe nuk mbante mend asgjë. Gjatë dëshmisë së tij, D.A. është shprehur se shumë shokë të tij kanë pasur dhimbje nga historitë e ndodhura, ndërsa nuk kujtonte asnjë rast të abuzimit ndaj tij, edhe pse prokuroria kishte në dosje një ekspertizë mjeko-ligjore që vërtetonte dhunimin seksual të tij. Dy të pandehurit kanë drejtuar qendrën “Fëmijët e tij” së bashku me të pandehurin David Braun, i cili po gjykohet më vete në këtë proces dhe për të cilin është kërkuar dënimi me 20 vjet burg.