KLD, “gjyq” për tre gjyqtarët e çështjes “Delijorgji”
Tre gjyqtarët ushtarakë që gjykuan çështjen e Mihal Delijorgjit dhe 9 kolegë të tjerë të tyre do jenë ndër gjyqtarët e parë që do procedohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në mbledhjet e radhës. Por, jo si përherë, salla e “gjyqit” për 12 togat e zeza nuk do të jenë ambientet e KLD-së, por të transferuara në salla të ndryshme në gjithë qytetet e vendit. Mbledhja e radhës do të nisë me procedimin disiplinor të dy gjyqtarëve, Murat Lleshi e Mirela Mishgjoni, mbledhja për të cilët do të zhvillohet në Dibër dhe që do pasohet me procedimin e tre gjyqtarëve që akuzohen për favorizim të Mihal Delijorgjit, një ndër shkaktarët e tragjedisë së Gërdecit. Fakti është bërë publik dje në një deklaratë për shtyp të drejtoreshës së Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, Ana Shkëmbi. Gjatë prononcimit për mediat, Shkëmbi deklaroi se stacioni i radhës për mbledhjen e KLD-së nuk do të jetë selia e përhershme në Tiranë, por Dibra dhe më pas për çdo mbledhje do të përcaktohet një tjetër qytet. Mbledhja do të drejtohet nga kreu i KLD-së, Presidenti Bamir Topi, ndërkohë që rend dite janë procedimet disiplinore të depozituara nga Ministria e Drejtësisë në këshill apo dhe nga Inspektorati i KLD-së për 12 gjyqtarë Apeli apo dhe të Shkallës së Parë. Ditën e premte, anëtarët e KLD-së të drejtuar nga kreu i shtetit, njëkohësisht kryetar i Këshillit, në qytetin e Dibrës do të vijojnë me mbledhjen e radhës, në të cilën do të procedohen dy gjyqtarët, Murat Lleshi, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat dhe Mirela Mishgjoni, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ndërkohë që sipas të njëjtave burime zyrtare, në vazhdimësi të çdo mbledhjeje të KLD-së do të procedohet me “gjykimin” ndaj 10 gjyqtarëve të tjerë, konkretisht pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Mat, Sarandë, Tiranë, Elbasan, si edhe të Gjykatave së Apelit: Tiranë, Vlorë, si dhe të Apelit Ushtarak, për të cilët janë depozituar kërkesat për procedim pranë këtij Këshilli.
Gjyqtarët që favorizuan Delijorgjin
Tre gjyqtarët e Apelit Ushtarak, Shaqir Gradica, Naum Pejo e Ylli Minka do të procedohen për vendimin e datës 17 dhjetor 2007, që liroi Mihal Delijorgjin, i paditur nga prokuroria si administrator i shoqërisë “Përparimi”, nën akuzën e kontrabandës me mallra të tjera. Treshja gjykuese vendosi për rrëzimin e padisë civile të doganës së Durrësit, që kërkonte nga administratori i “Përparimi” sh.a., shumën prej 1.2 milion dollarësh, që pretendohej se ishte shkaktuar dëm nga kontrabanda e hekurit. Çështja në ngarkim të Mihal Delijorgjit nisi në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës, ku ai u shpall fajtor dhe u dënua me gjobë në vlerën 1.2 milion dollarë, për deklarim të rremë të hekurit të importuar, me qëllim që t’u shmangej detyrimeve doganore. Vendimi i gjykatës e dënoi se kishte paraqitur para doganës fatura të falsifikuara për çmimin e mallit. Nëse vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit do të lihej në fuqi, Delijorgji nuk do të kishte asnjë mundësi të hynte në kontakte me kompani shtetërore, si bëri me MEICO-n, ku fitoi tenderin për çmontimin e armëve dhe municioneve në Gërdec, duke shkaktuar dhe tragjedinë e rëndë të 15 marsit. Por, ishte Gjykata Ushtarake ajo që e rrëzoi këtë vendim dhe Delijorgji rifilloi aktivitetin lirshëm dhe pa i “hyrë gjemb në këmbë”, deri pas tragjedisë së Gërdecit.
Gjyqtarët që do procedohen
Rasim Doda
Nevrije Halo
Enkelejda Kashuri
Taulant Tafa
Shaqir Gradica
Ylli Minka
Naum Pejo
Alaudin Malaj
Meme Rexho
Murat Lleshi
Mirela Mishgjoni
Gjin Gjoni