Ekstradohet pas 7 vjetësh Kastrioti Jaupi, një nga kapobandat e ‘97-s
Është ekstraduar në Shqipëri Kastriot Jaupi, një prej njerëzve më të kërkuar nga policia shqiptare, autori i vrasjes së majorit të policisë, Ilir Ngresi. Kështu, pas shtatë vitesh, Spanja ka pranuar kërkesën e bërë nga vendi ynë, duke bërë kështu që të sigurohet sjellja e të shumëkërkuarit për të vuajtur dënimin në burgjet shqiptare. Jaupi është dënuar me 25 vite burg nga drejtësia shqiptare, si është i akuzuari kryesor në disa ngjarje në kuadrin e bandës kriminale të Beratit. Interpol Tirana arriti të fitonte betejën me autoritetet italiane, të cilat kërkonin gjithashtu ekstradimin e Jaupit, për shkak të një dënimi me 9 vjet burg për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Ai mbërriti ditën e djeshme rreth orës 20:00 në aeroportin e Rinasit, ku iu dorëzua menjëherë Policisë së Shtetit.
Policia spanjolle e arrestoi të shumëkërkuarin Kastriot Jaupi në nëntorin e vitit 2001, në afërsi të qytetit të Madridit. Ndalimi u bë pasi dyshohej se u kishte vënë gjobë dy vëllezërve nga Skrapari. Pas marrjes së lajmit të arrestimit, drejtësia shqiptare u dërgon autoriteteve spanjolle kërkesën për ekstradimin dhe vendimin për masën e sigurisë burg pa afat për Jaupin, nën akuzën e vrasjes së major Ilir Ngresit. Paralelisht, Jaupi kërkohet për ekstradim edhe nga autoritetet e drejtësisë italiane. U mendua se Jaupi mund të ekstradohej drejt Italisë, por vetëm disa ditë më parë autoritetet spanjolle njoftuan Interpol Tiranën se ishte miratuar kërkesa për ta sjellë në Shqipëri.
Kastriot Jaupi është një prej personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Ai ka disa akuza për vrasje e plagosje, por më e rënda është ajo e ekzekutimit në Vlorë të ish-shefit të Krimeve të Beratit, Ilir Ngresi, në dhjetor të vitit 2000. Shkaku ishte rihapja e hetimeve për ngjarjet e vitit 1997 nga Ngresi. Megjithatë, kjo ngjarje kishte edhe motive hakmarrjeje. Ngresi kishte marrë pjesë në një operacion pranë Urës Vajgurore në vitin ‘97, kur u vra Ilir Jaupi, vëllai i Kastriotit. Përfshirja e Kastriot Jaupit në botën e krimit është më e hershme, kur së bashku me të vëllanë bënte pjesë në bandën e “killer”-it beratas, Altin Dardha. Pazaret sollën hasmëri edhe brenda vetë bandës dhe Kastrioti me të vëllanë u përfshinë në fraksionin kundërshtar të Altin Dardhës. Jaupi, me dokumente false largohet në Maqedoni dhe prej këndej në Itali dhe Spanjë. Kastriot Jaupi me të vëllanë, Ilirin, në 24 korrik të vitit 1997, plagosën në një atentat ish-mikun e tyre, Altin Dardha. Ishte koha kur ndarja e zonave të influencës si dhe përfitimet nga gjobat dhe vjedhjet futën në luftë pjesëtarët e bandës së Altin Dardhës me njëri-tjetrin. Breshëritë e plumbave të lëshuara nga një mitraloz i lehtë dhe kallashnikov në “Kadillak”-un ngjyrë vishnje, “sharruan” mikun e ngushtë të Dardhës, Gazmend Cufen, dhe katër pjesëtarë të bandës së tij. Altin Dardha plagoset me një plumb në qafë. Ndonëse në media u botua se mes të vrarëve ishte edhe vetë “superkiller”-i Altin Dardha, ky i fundit, i ndihmuar nga një mik i tij mbërrin në spitalin e Fierit, ku shpëton falë ndërhyrjes së saktë të kirurgëve. Pas tetë muajsh, “killer”-i, mbi të cilin rëndonin rreth 60 vrasje, do të eliminonte kapon e bandës rivale të Vakëfit, Burhan Tomorrin, i njohur me nofkën “Bujo”, vëllain e këtij të fundit, Abdurrahim Tomorri, Behar Eskiun e Kastriot Bejkon, ndërsa mbetën të plagosur Ramadan Eskiu dhe Vlash Shkurti. Dhe Altin Dardha do ta kishte çuar në 100 numrin e të vrarëve nga dora e tij, siç kishte premtuar, nëse vrasës me pagesë nuk do ta eliminonin dhe digjnin në Greqi, më 28 shkurt 1998.
Vrasja e majorit Ilir Ngresi
Në vitin 1997, majori Ilir Ngresi kishte marrë pjesë në një operacion pranë Urës Vajgurore në vitin ‘97, kur u vra Ilir Jaupi, vëllai i Kastriotit. Ngresi ishte personi i drejtpërdrejtë që u akuzua nga Jaupi për vrasjen e Ilirit. Në fakt, përfshirja e Kastriot Jaupit në botën e krimit është më e hershme, kur së bashku me të vëllanë bënte pjesë në bandën e “killer”-it beratas, Altin Dardha. Pazaret sollën hasmëri edhe brenda vetë bandës dhe Kastrioti me të vëllanë u përfshinë në fraksionin kundërshtar të Altin Dardhës. Kastriot Jaupi rezulton i tërhequr nga banda pas vitit ’97, por rihapja e një dosjeje ku ai akuzohej për vrasje, e riaktivizoi. Dosja ishte mbyllur në vitet 1998-1999 dhe u rihap në vitin 2000, pas ardhjes së Ngresit si shef krimesh në Berat. Si ekzekutor i drejtpërdrejtë i majorit është akuzuar edhe Dritan Zhuka, i thirrur me nofkën “Shuaipi”, i cili u vra gjatë një rrethimi të forcave speciale në shtator të vitit 2001. Jaupi, me dokumente false largohet në Maqedoni dhe prej këndej në Itali dhe Spanjë. Policia dhe Prokuroria e Rrethit të Vlorës e hetuan vrasjen e major Ilir Ngresit më 30 dhjetor të vitit 2000 në këtë qytet. Të akuzuarit ishin Dritan Zhuka dhe Kastriot Jaupi. Në atë kohë, Jaupi u bë një nga më të kërkuarit e bluve brenda dhe jashtë vendit. Por për më se një vit ai arriti t’i fshinte gjurmët, duke i shpëtuar policisë për mrekulli në disa operacione për arrestim. Një nga shkaqet ishte dekonspirimi nga punonjësit e policisë lokale. Edhe pse në mungesë, ai u gjykua nga Gjykata e Faktit Vlorë. Pas disa seancash, në pretencën e saj, prokuroria kërkoi dënimin maksimal, burg të përjetshëm për Jaupin, por pala mbrojtëse hodhi poshtë akuzën dhe e quajti të padrejtë vendimin. Akuza e ngritur ishte “vrasje për shkak të cilësive të veçanta dhe me paramendim”.