E Shtunë, 31 Tetor 2026

8-vjeçarja fiton divorcin nga burri 58 vjeç

 

Një vogëlushe saudite vetëm 8 vjeçe, e detyruar nga i ati të martohet në atë moshë me një burrë mbi 7 herë më të madh në moshë, ka arritur të marrë divorcin në përpjekjen e dytë. Sipas gazetave të përditshme të qytetit Onaiza, vajza ka kërkuar të ndahet nga 58-vjeçari, por gjykatësi që kishte në dorë çështjen e ka refuzuar kërkesën e vajzës duke mos e vlerësuar shkelje martesën me konsensusin e familjes. Një gjyqtar i ri i Gjykatës së qytetit Onaiza, citojnë të përditshmet e Rihadit, ka anuluar martesën, pas refuzimit të gjyqtarit të parë. Fillimisht, çështja e vajzës tetëvjeçare ishte shtyrë dhe ishte vendosur të rishqyrtohej kur ajo të kishte arritur periudhën e pubertetit. Por rasti në fjalë ka irrituar dhe ngritur në protesta organizata të së drejtave të njeriut nga e gjithë bota. Kështu çështja është rihapur dhe vajza ka rifituar lirinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›