E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel me të brendshme në qendër të Berlinit

 

Anxhela Merkel është shfaqur në qendër të Berlinit si kurrë më parë, e buzëqeshur dhe vetëm me një veshje intime ngjyrë vjollcë, e pikturuar në një poster gjigand si reklamë e një firme të njohur të brendshmesh. Pas zonjës Merkelit ka një slogan: “Ne japim gjithçka për të rinisur zhvillimin” dhe protagonistë të tjerë të jetës politike gjermane. Kancelarja nuk ka bërë asnjë koment mbi reklamën me imazhin e saj. Përveç imazhit, firma e veshjeve përdor edhe ide të politikës: kush merr një veshje intime të re dhe kthen në dyqan një të vjetër ka ulje prej 5 eurosh. Pankarta gjigante qëndron në Kurfuerstendam, rruga e dyqaneve elegante të Berlinit dhe ka ngritur mjaft diskutime. Politikanët nuk kanë reaguar por gazeta “Die Welt”, shkruan se politikanët janë shfaqur në formë në reklamë: “Asgjë nuk varet e nuk tundet, do të kishim preferuar subjektet reale”, komenton gazeta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›