E Shtunë, 31 Tetor 2026

80 milionë euro për rindërtimin e Juves

Buxheti

Përveç ndryshimeve në drejtimin e klubit, Andrea Anjeli, djali i avokatit të famshëm Anjeli, do të marrë kontrollin, te Juventusi pritet të ketë edhe mjaft ndryshime në skuadër. Xhon Elkan, aksioneri kryesor i “Zonjës së Vjetër”, ka konfirmuar se klubi do të ketë 80 milionë euro në dispozicion për merkaton. “Ka qenë një sezon zhgënjyes dhe shumë i vështirë, por po punojmë që të përforcojmë ekipin për sezonin e ri”, tha Elkan. “Juventusi ka burime financiare për të përballuar merkaton e verës: bëhet fjalë për rreth 80 milionë euro”. Në krye të stolit pritet të emërohet Rafa Benitez, por cilido që do të jetë trajneri, prioriteti mbetet përforcimi i mbrojtjes. Martin Kaseres do të blihet përfundimisht nga Barcelona, ndërsa synohet edhe kosovari Valon Behrami. Objektiva janë edhe Simon Kjaer i Palermos, Patris Evra i Mançester Junajtid dhe Rafinja i Shalkes.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›