E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabisnin Porche, arrestohen 4 shqiptarë dhe një moldave

Katër shqiptarë dhe një shtetase nga Moldavia u arrestua në Ravena të enjten në mbrëmje nga policia italiane, nën akuzën e vjedhjes së makinave.

Mediat italiane raportojnë se ndaj tyre ishin bërë denoncime për vjedhjen e disa makinave mes të cilave një Porche Carrea, e cila ishte grabitur ditët e fundit. Policia ishte vënë në lëvizje pas denoncimit të pronarit të makinës luksoze “Porche”. Pas hetimeve të kryera, ajo ka mundur të zbulojë zinxhirin e ngjarjeve në të cilat ishin implikuar grabitësit.

Sipas mediave italiane, që u referohen hetuesve, rezulton se personat e arrestuar kanë kryer edhe dy grabitje të tjera makinash në Ravena, si dhe vjedhjen e disa banesave atje.

Pesë të arrestuarit janë të moshave 20 deri në 30 vjeç. Frunza Sergiu quhet shtetasja moldave e arrestuar së bashku me shqiptarët. Policia deklaroi se ajo është përdorur nga shqiptarët në grabitjen e tri makinave Porche, si dhe një Chevrolet Matiz.

Dy prej shqiptarëve janë identifikuar si Bledar Velia dhe Drilon Ceni. Ata akuzohen se kryenin grabitjen e makinave, pasi merrnin porosi nga personat e interesuar për blerje automjeti. Makinat e vjedhura edhe pse ishin prodhime të viteve të fundit shiteshin me gjysmë çmimi.

Policia, për arsye hetimore, nuk bëri të ditur emrat e dy shqiptarëve të tjerë të arrestuar, por tha se edhe ata janë të implikuar me grupin kriminal, ku secili kishte rol qartësisht të përcaktuar.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›