E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Vija te Barça, largohet Ibrahimoviç

Merkato

Zhgënjimi në Champions tregoi se Barcelona ka ende nevojë për përforcime. Zlatan Ibrahimoviç nuk rezultoi lojtari që drejtuesit katalanë mendonin, e tashmë Joan Laporta po lëviz për të ndryshuar diçka në repartin sulmues. Sipas së përditshmes madrilene, “Marca”, David Vija do të luajë te “blaugranat” që prej sezonit të ardhshëm. Barça duket se ka gjetur akordin parimor me Valencian. Gjithçka do të zyrtarizohet sapo dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët edhe për detajet e marrëveshjes, ku sipas të gjitha gjasave, përveç shifrës financiare, te Valencia do të transferohen edhe Aleksandër Hleb dhe Bojan Krkiç. Natyrshëm lind pyetja se çfarë do të ndodhë me Ibrahimoviç. Sulmuesi suedez është në qendër të kritikave dhe të gjithë e kanë cilësuar një dështim. Afrimi i Vijës pritet të vulosë edhe fundin e aventurës së Ibrës në “Kamp Nou”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›