E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heronjtë e Tom Clancy-t kundër terrorizmit

Cili terrorist vallë mund të rezistojë ndaj një fuqie të tillë? Në dhjetor të këtij viti, forcat e bashkuara të një ekipi të personazheve më të forta të Tom Clancy-t, nga Jack Ryan deri te John Clark, janë vendosur për t’u ballafaquar kundër ‘terroristëve që e kërcënojnë civilizimin perëndimor’.

Në romanin e tij të parë pas shtatë vjetësh, Clancy ka sjellë së bashku, për herë të parë, heronj përfshirë analistin e CIA-s, i cili u bë president i SHBA-ve, Jack Ryan, djalin e tij Jack Ryan Jr, i cili punon në organizatën sekrete amerikane anti-terroriste Campus si dhe ish marinsin John Clark.

‘Trileri’ “Dead or Alive”, i cili pritet të dalë në dhjetor në SHBA dhe Britani të Madhe, do të paraqesë kërkimin e tyre për të kapur Emirin, ‘vrasësin sadist, i cili ka organizuar dhe ka drejtuar të gjitha sulmet terroriste të liga në Perëndim dhe i është shmangur zënies rob nga forcat ushtarake të botës dhe agjencitë për zbatim të ligjit’, sipas botuesit Penguin. Të shoqëruar nga rekrutët e fundit, John Clark dhe Ding Chavez, Jack Ryan Jr dhe kushërinjtë e tij Dominick dhe Brian Caruso janë urdhëruar ta zënë Emirin dhe ta sjellin ...të gjallë apo të vdekur, ka shtuar botuesi.

Clancy është duke e shkruar romanin ‘në bashkëpunim’ me veteranin e ushtrisë amerikane Grant Blackwood, i cili i ka kaluar tri vite në një fregatë për raketa të drejtuara si specialist i operacioneve dhe notar për shpëtimin e pilotëve dhe i cili gjithashtu ka punuar me Clive Cussler në romanin e tij “Gold and Lost Empire”.

David Shanks, udhëheqës ekzekutiv i Penguin USA, e ka lavdëruar ‘gjenialitetin e Clancy-t për të rrëfyer një tregim me realizëm të jashtëzakonshëm dhe autenticitet të mprehtë’, si dhe ‘skenarët e tij vërtet të frikshëm’. “Në romanin e tij të fundit, ai u kthehet tensioneve ndërmjet forcave amerikane dhe rivalëve të tyre më vdekjeprurës,” ka thënë Shanks.

Clancy është autor i 13 romaneve bestseller, përfshirë “The Hunt for Red October”, “Clear and Present Danger” dhe “Patriot Games”, shumica e të cilëve janë adaptuar në filma dhe video lojëra.

The Guardian

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›