E Diel, 1 Nëntor 2026

“21 janari”, Ina Rama: Po presim ekspertizën e FBI-së

Kryeprokurorja Ina Rama, u shpreh sot se organi i hetimit është në pritje të përgjigjes së laboratorëve nga FBI-ja amerikane.

“Jemi në pritje të përgjigjeve që duhet të na vijnë nga laboratorët e FBI të SHBA, për ekzaminimet balistike e të tjera, shpresojmë që do të mbërrijnë shpejt”, deklaroi ajo gjatë një konference për shtyp me Prokurorin eDrejtësisë Antimafia në Leçes, Catalto Motta.

Prokurorja thotë se duhet ende kohë për të zbardhur çështjen. “Kjo do te kerkoje kohen e saj për të pritur pjesën dokumentare dhe për ta analizuar dhe për të konsultuar akuzat definitive”, tha Ina Rama.

Ndërkohë, gjatë takimi është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe për të luftuar krimin e organizuar. “Niveli i luftës ndaj trafikut narkotik është shumë i lartë dhe duket edhe në Itali ndihma që na jep Shqipëria. Po punojmë shumë mirë në dy vendet, mbi bazën e informacioneve që marrim nga gjyqësori shqiptar. Nëse nuk do arrinim këtë nivel bashkëpunimi gjërat do kishin shkuar më keq dhe trafikantët do të kishin fituar”, tha prokurori italian. /Start/

                                                                                             2012-01-16 12:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›