E Diel, 1 Nëntor 2026

Privatizimi i Albpetrol, Berisha fton azerbajxhanasit

Ai ka zhvilluar edhe një sërë takimesh të tjera me autoritetet e larta shtetërore dhe fetare të këtij vendi.

Duke vlerësuar se Shqipëria dhe Azerbajxhani janë dy vende me potencilale të jashtëzakonshme për të punuar së bashku, kryeministri bëri një ekspoze të mundësive që ofron Shqipëria për investitorët e Azerbajxhanit në fusha të ndryshme si, turizëm, energji, etj. Kryeministri siguroi se qeveria shqiptare nga ana e saj do të bëjë gjithçka për të përmirësuar në vazhdimësi klimën ndaj biznesit, në mënyrë që investimet azere, por edhe të gjitha investimet  e huaja në tërësi të jenë një histori e vërtetë suksesi.

“Dy vendet tona kanë patur një të shkuar të përbashkët, nën të njëjtën çati, atë të Perandorisë Otomane. Është një vend plot me ujëra, është një Norvegji e vogël në Ballkan. Prandaj, qeveria shqiptare ka nënshkuar gjatë tre viteve 110 marrëveshje koncensionare me sektorin privat për ndërtimin e 300 hidrocentraleve. Investitorët azerë janë më se të mirëpritur të marrin pjesë në këtë garë të hapur dhe shumë fitimprurëse”, tha Berisha.

“Së bashku me presidentin Aliyev patëm një diskutim shumë frytdhënës mbi gazsjellësin Trans-Adriatik. Turizmi është një fushë tjetër shumë e rëndësishme. Më lejoni t’ju përmbledh shkurtimisht ku ka arritur Shqipëria. Në vitin 2004 vendi im priti 300 mijë turistë dhe vizitorë së bashku. Në vitin 2011 pati 4.1 milonë turistë dhe vizitorë. Jam i bindur se investitorët azerë do të gjejnë në sektorin e turizmit mundësi shumë të mira për investime”, shtoi ai.

Ndërkohë, Berisha zhvilloi një takim me drejtues të kompanisë shtetërore azere të prodhimit të naftës SOCAR, të cilët shprehën interesin për të qenë prezentë në vendin dhe rajonin tone, nisur nga eksperienca prej shume dekadash ne sektorin e gazit dhe te naftës të kësaj kompanie. Ai ftoi kompaninë të investojë për shndërrimin e Shqipërisë në një qendër të depozitimit të gazit azer në sinergji me projektin e Trans Adriatik Pipeline, apo për të marre pjesë në privatizimin e kompanisë shqiptare Albpetrol, si dhe për të investuar në fushën e energjisë së rinovueshme. Në mënyrë të veçantë, kompania u ftua për te kontribuar në hartimin e një masterplani për gazifikimin e të gjithë territorit të Republikës, sikurse edhe në ndërtimin e rrjetit shpërndarës të gazit ne vend e në rajon.

                                                                                             2012-02-10 09:10
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›