“Kronikë provinciale”, skenari më i mirë në Paris

Filmi, i shfaqur premierë në vitin 2009, trajton dukuri të jetës së përditshme, duke vënë përballë njëra-tjetrës tipare të ndryshme të karaktereve njerëzore. Në role kryesore interpetojnë Ndriçim Xhepa, Tedi Papavrami, Arta Dobroshi, Robert Ndrenika, Agim Qirjaqi etj.
“Kronikë provinciale” sjell historinë e një piktori, interpretuar nga Tedi Papavrami, i cili, pasi kthehet në vendin e tij dashurohet me një vajzë, që interpretohet nga Arta Dobroshi.
Në ndarjen e çmimeve mbrëmjen e 17 prillit, në kinema “L’Entropot”, kinematografia shqiptare u vlerësua edhe me çmimin e filmit me metrazh te shkurtër më të mirë, që e mori filmi “Dita e parë e shkollës” nga Dionis Papadhimitri.
Ndërkohë, edhe kinematografia kosovare u vlerësua me çmimin special të festivalit për filmin “Gomarët e kufirit” me regji të Jeton Ahmetajt dhe skenar të Jeton Nezirajt.
Filmi, konkurrent në disa festivale ndërkombëtare, konkretizon rrëfimin e vitit 1968, në një zonë kufitare mes ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, ku një burim uji është vendi ku takohen njerëzit andej e këtej kufirit nën hijen e tytave të dy ushtrive armike.
Nën drejtimin e Presidentit të këtij festivali, regjisorit francez Iv Buase, juria e festivalit shpërndau disa çmime si Filmi më i mirë, “Piran Pirano” i sllovenit Goran Vojnoviç; regjisori më i mirë, boshnjaku Adis Bakrac për filmin “I braktisuri”; filmi i animuar më i mirë, “E zeza, e bardha dhe ngjyra” e rumunit Sergio Palesi dhe dokumentari më i mirë, “Duke dëgjuar Stambollin” i turkut Vejsel Çihan Nizar.
Sipas njoftimit për shtyp, çmimi i aktorit më të mirë u diskutua mes aktorit shqiptar Mirush Kabashi dhe sllovenit Mustafa Nadareviç, ku në minutat e fundit çmimi u vendos për aktorin slloven.
Në Festivalin e Filmit të Europës Juglindore morën pjesë Rumania, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Greqia, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia.
Paraprakisht një këshill artistik i festivalit përzgjodhi për konkurrim 12 filma me metrazh të gjatë dhe 24 filma me metrazh të shkurtër e të mesëm, ndërkohë që juria e festivalit përbëhej nga personalitete të njohura të kinematografisë e medias.
/Start/
2011-04-19 12:06