Basha: Paketë për uljen e barrës fiskale për bizneset
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha deklaroi sot neë celje të panairit ndërkombëtar të mobilerisë se së shpejti do të paraqesë para Këshillit Bashkiak një paketë për uljen e barrës fiskale në mënyrë që Tirana të bëhet kështu një qytet sa më atraktiv për biznesin.
“Pikërisht për këtë arsye, pas dyjavësh do t’i paraqes Këshillit Bashkiaktë Tiranës, platformën time të lehtësimit të barrës fiskale dhe me një vendim të Këshillit Bashkiak, pres të lehtësojmë barrën fiskale të biznesit të Tiranës, nga 60 taksa dhe tarifa vendore, që derimë sot kanë rënduar veprimtarinë e tyre bizneseve, qofshin këta të regjistruar dhe veprimtarë në Tiranë, apo miqtë angazhuar në marrëdhëniet tregtare me qytetin e Tiranës”- premton Basha.
Kryebashkiaku sqaron se për këtë arsye do hiqen taksat për një peirudhë 4-vjecare për bineneset që premtojnë hapjen e të paktëtn 50 vendeve të reja pune.
“Po kështu, do të stimulojmë investimet dhe veprimtaritë tregtare, duke hequr plotësisht taksat për një periudhë 4 vjeçare, për cilindo biznes që premton angazhim përhapjen e 50 apo më shumë vendeve të reja të punës”- thekson kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
(e.m/BalkanWeb)