E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarja ne Durres vetetaret 45-se vjecari

Një 45-së vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e së dielës në qytetin bregdetar të Durrësit. Policia e Durrësit ka bërë me dije së shtetasi Arben Haxhija është gjetur i vetëvarur në banesën e tij nga familjarët në lagjën numër 4 të qytetit të Durrësit. Viktima ishte vetëvarur me litarë dhe në momentin që është konstatuar nga familjarët 45 vjeçari kishte ndërruar jetë. Sipas burimeve të policisë viktima para se të vetëvarej kishte lënë një letër lamtumire për familjarët. Sipas hetimeve paraprake 45 vjeçari vuante nga depresioni. Ndërkohë që vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›