E Shtunë, 31 Tetor 2026

CNN Kriza shtyn greket ne rruge

Kjo është Greqia e tanishme, me njerëz nëpër rrugë. Kështu e nis reportazhin e tij gjigandi mediatik CNN, i cili i kushton një hapsirë të posaçme Greqisë aktuale e zaptuar nga kriza e thellë ekonomike. Njerëz të pastrehë dhe shumë prej tyre nëpër rrugë, pasi vështirësitë ekonomike i kanë nxjerrë aty. Tashmë kriza financiare në Greqi po kthehet në një krizë sociale dhe për këtë gjë flasin vetë pamjet që vijnë nga vendi fqinj.
Me qindra njerëz kanë humbur vendin e punës për shkak të krizës ekonomike dhe për shumë prej tyre nuk ka zgjidhje tjetër veçse të flenë nrpër rrugë.
Rrjeti amerikan vëren se brenda vitit 2011, është rritur me 20% kategoria e njerëzve, të cilët përdorin qendrat e të pastrehëve në Athinë, që të hanë një pjatë ushqim të nxehtë.
Në Greqi në vitin 2011, papunësia zyrtare u vlerësua në 17.5%, ndërsa shifra informale ka tejkaluar 20%. Papunësia mes të rinjve u rrit në 45%. Një në dy persona nuk ka punë dhe vendi është në vitin e pestë të recesionit ekonomik.
Vitet e fundit ka patur një ulje prej 40 % të shpenzimeve për spitalet e ndërkohë ka një shtim të të shtruarve për shkak të depresionit nga kriza. Ndërkohë që buxheti i viti 2012 parashikon më shumë shpenzime për Shëndetësinë. Qeveria thotë se vitin tjetër do ketë më pak para, por është e sigurtë që ato do të menaxhohen më mirë.
Rreth 4 milionë punonjës dhe pensionistë do të shohin të ardhurat e tyre, të reduktohen në mënyrë dramatike nga 1 janari 2012, me zbatimin e tatimit mbi të ardhurat.
Kjo për shkak se është ulur pragu i pagës së taksueshme në 5000 euro dhe është dyfishuar rritja e taksave mbi të ardhurat mbi 12 000 €.
Tatimpaguesit me këto të ardhura do të paguajnë edhe një taksë mbi të ardhurat për vitin 2011 në gjashtë këste, ndërkohë që një tjetër do t'ju kërkohet ta paguajnë për të ardhurat në vitin 2012.
Përveç pagave, për punonjësit dhe pensionistët kanë rënë në mënyrë dramatike shpërblimet, kompensimet dhe dhuratat.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›