E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli në panairin e agrobiznesit: Më shumë subvencione për fermerët

Pavarësisht thatësirës së tejzgjatur prodhimet bujqësore shqiptare kanë qenë të mbara. Këtë fakt e deklaroi Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, gjatë vizitës së kryer në panairin “Agrobiznes dhe Turizëm 2012”.
 

Kreu i bujqësisë ndër të tjera deklaroi se po mbështen fermerët me subvencione dhe vitin që vjen buxheti për bujqësinë do të jetë edhe më i madh.
Aldo Bumçi, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve e përcaktoi si një risi të rëndësishme panairin.
 

Panairi “Agrobiznes dhe Turizëm 2012” do të qëndrojë i hapur deri në datën 23 shtator. Në stendat dhe pavionet e Panairit "AGROBIZNES E TURIZËM 2012", veç prodhimeve shqiptare, të gjithë vizitorët kanë mundësinë të njihen edhe me vendet më të bukura të natyrës shqiptare dhe rrugët se si mund të shkohet atje.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›