E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia në Ohër, Berisha telegram ngushëllimi Borisov

“Lajmi i vdekjes tragjike së turistëve bullgarë në ujërat e liqenit të Ohrit, në datën 5 shtator, ka tronditur thellë mua, qeverinë shqiptare dhe popullin e vendit tim. Duke ju shprehur Ju, qeverisë bullgare, kombit tuaj mik dhe familjeve të viktimave simpatinë, solidaritetin dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të qeverisë shqiptare, unë lutem bashkë me ju që shpirtrat e viktimave të tragjedisë të liqenit të Ohrit të gjejnë paqen e merituar”, shkruan Berisha në telegram.

Ndërkohë, telegram ngushëllimi Berisha i ka dërguar edhe kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, ku thekson se humbja e jetëve, “është një ngjarje tragjike që ka tronditur jo vetëm Ju, qeverinë tuaj dhe popullin mik maqedonas, por ka tronditur thellë edhe mua, qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar. Me këtë rast në ëmër të qeverisë shqiptare ju përcjell Ju, qeverisë tuaj dhe familjeve të viktimave ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutem sëbashku me të gjithë ju, që shpirtrat e viktimave të pafajshme që mbetën në ujërat e liqenit të Ohrit të gjejnë paqen e merituar”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›