E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagat e punëtorëve, 20 mijë lekë, shtesa për ata me diplomë

Pagat bazë të punëtorëve në institucionet e varësisë të Bashkisë së Tiranës do të shkojnë në 20 mijë lekë, ndërkohë që do të jepen edhe shtesat për diplomat përkatëse. Kreu i Bashkisë ka përgatitur një projektvendim “Për disa ndryshime në nivelin e pagave të punonjësve të institucioneve të varësisë”, sipas të cilit, efektet financiare do të nisin që nga data 1 korrik e këtij viti dhe do të përballohen nga buxheti i institucionit përkatës për vitin 2012. Për grupin e parë të diplomave, shtesa mbi pagë do të jetë 13 mijë lekë, për të dytin, 11 mijë lekë dhe për të tretin, 10 mijë lekë. Vendimi merret për efekt të ndryshimit të pagës minimale në shkallë vendi në shumën 20 mijë lekë. Nga ky vendim përfitojnë punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme Nr.l të Punëtorëve të Qytetit, ata të Drejtorisë së Përgjithshme Nr.2 të Punëtorëve të Qytetit, dhe të Drejtorisë Nr.3 të Punëtorëve të Qytetit për klasën I, paga bazë e të cilëve do të bëhet 20 mijë lekë. Gjithashtu, pjesa e këtij vendimi do të jenë edhe punonjësit e qendrave sociale: “Të qëndrojmë së bashku”; “Qendrës komunitare multidisiplinore për fëmijët dhe familjet në nevojë” dhe “Qendrës komunitare për të moshuar”, për kategorinë mirëmbajtës dhe pastrues. Këto ndryshime bëhen të domosdoshme edhe për efekt të derdhjes së detyrimeve të sigurimeve shoqërore.

Shtesat sipas diplomave

1. Diplomë e Nivelit të Dytë (DND); Diplomë e Integruar e 13 000 lekë

Nivelit të Dytë (DIND); të barasvlershme me to sipas

legjislacionit të arsimit të lartë.

2.Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) apo të barasvlefshme

me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë plus Master i

Nivelit të Parë (MNP) 11 000 lekë

3. Diplomë e Nivelit të Parë (DNP), të barasvlefshme me

to sipas legjislacionit të arsimit të lartë 10 000 lekë

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›