E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Forbes”: Merkel, femra më e fuqishme në botë

Sipas revistës, Merkel “është udhëheqëse e njërës prej ekonomive reale globale në Evropë dhe është lidere e pakontestuar në Bashkimin Evropian”.

Në vendin e dytë renditet Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, e pasuar nga Presidentja e Brazilit, Dilma Rusef.

Në listën vjetore të 100 femrave më të fuqishme në botë, “Forbes”, e radhit zonjën e parë amerikane, Mishel Obama, në vendin e tetë; e nënta është shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristin Lagard, këngëtarja Ledi Gaga është e 11-ta, Mbretëresha Elizabeta e Anglisë është radhitur në vendin 41, e kështu me radhë.

“Forbes” thotë se femrat në këtë listë, kryesisht politikane, biznesmene dhe personalitete mediatike e argëtuese, e kanë arritur fuqinë e tyre nëpërmjet parave dhe forcës, si dhe me përdorim të suksesshëm të medieve sociale.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-25 16:29
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›