Jeremic kërkon ndihmën e Bosnje Hercegovines për Kosovën
BEOGRAD- Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic, i ka kërkuar kreut të Republikës Serbe në Bosnje Hercegovinë , Millorad Dodik të përdorë ndikimin e tij, në mënyrë që "përfaqësuesi i saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të përkrahë qëndrimet e Beogradit në lidhje me situatën aktuale në Kosovë".
Agjencia e lajmeve Radio Europa e Lirë bën me dije se pas takimit me Dodikun në Banja Llukë, Jeremic tha se mesazhet për statusin e Kosovës dhe parakushtet për përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, të cilat i ka theksuar kancelarja gjermane, Angela Merkel në Beograd, do të kenë pasoja strategjike për rajonin e Ballkanit.
(e.m/BalkanWeb)