E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdanovic: Serbia nuk heq dorë nga strukturat paralele në Kosovë

BEOGRAD-Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, i ka hedhur poshtë si të papranueshme kërkesat për shpërbërjen e këtyre strukturave.
"Institucionet e Serbisë janë të domosdoshme për komunitetin serb në Kosovë dhe ne as nuk do të heqim dorë nga këto institucione, as nuk do t'i mbyllim ato, pasi kjo do të thoshte heqje dorë nga dëshira jonë për ta mbajtur Kosovën në Serbi", ka deklaruar Bogdanovic.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitës së saj në Beograd, i ka thënë presidentit serb, Boris Tadic, se Serbia duhet t'i përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën dhe t'i shpërbëjë strukturat e saj paralele në pjesën veriore, nëse dëshiron të bëhet shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë këtij viti.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›