E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperatura të larta përfshijnë Ballkanin

TIRANE-Në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Kroaci, Maqedoni dhe në Bosnjë Hercegovinë, po mbretërojnë temperatura shumë të larta, që kanë shkaktuar sëmundje të stinës dhe zjarre.

Sot, autoritetet në disa nga vendet e përmendura kanë kërkuar që banorët të qëndrojnë në shtëpi dhe të kosnumojnë sa më tepër lëngje, për ta evituar hiperterminë.

Duket se vendi më i nxehtë ishte Mali i Zi, ku temperaturat kanë arritur edhe në 40 shkallë Celsius. Për këtë arsye autoritetet kanë kërkuar shkurtimin e orarit të punës, për t’iu larguar nxehtësisë që arrin pikun në mesditë.
Autoritetet në Kosovë kanë thënë se temperaturat variojnë prej 32 e deri në 37 shkallë Celsius.
Ndërkohë dhjetra e dhjetra vatra zjarresh janë raportuar në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi.

(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›