E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gadafi, tjetër mesazh për rezistencë

“Duhet të rezistojmë kundër këtyre armiqve, që do të munden falë luftës së armatosur”, deklaroi koloneli në mesazhin audio të transmetuar nga televizioni satelitor “Arrai”, me bazë në Siri.

“Dilni nga shtëpitë, çlironi Tripolin! Mos kini frikë, kini frikë vetëm nga Allahu. O të rinj të Tripolit, luftoni kundër tyre, rrugë më rrugë, shtëpi më shtëpi. Me pushkë dhe pistoleta ata do të zhduken. Armiku do të mundet, NATO do të mundet. Përballuni me ta dhe pastroni Tripolin nga këta minj kolonizatorë”, vijoi ai duke u kërkuar përkrahësve të tij të mos kenë frikë nga bombardimet, pasi “ato janë vetëm bomba me zë”.

Publikimi i këtij mesazhi vjen pesë ditë pas ofensivës së ndërmarrë në kryeqytet nga kryengritësit dhe 48 orë pas hyrjes së tyre në Bab el-Aziziya, kompleksi i madh rezidencial i kolonel Gadafit.

Në mesazhin e fundit të publikuar të mërkurën në mëngjes, lideri libian shprehej se kishte shëtitur në mënyrë të fshehur në Tripoli dhe u kishte bërë thirrje banorëve “ta pastrojnë” kryeqytetin nga rebelët.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-25 18:50
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›