Çekët bllokojnë miratimin e Traktatit të Lisbonës
Një grup senatorësh çekë i janë kundërvënë dje Traktatit të Lisbonës, duke u ankuar për këtë projekt në Gjykatën Kushtetuese të vendit. Ky ankimim mund të krijojë një vonesë të re për ratifikimin e traktatit, edhe nëse në referendumin e tyre të dytë
më 2 tetor irlandezët do të votojnë "pro". Presidenti çek, Vaslav Klaus, një euroskeptik i njohur, ka deklaruar se nuk do ta firmosë marrëveshjen deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me ankesën e senatorëve. Sipas rregullit, kjo marrëveshje nuk mund të hyjë në fuqi nëse nuk do të ratifikohet nga parlamentet apo referendumet e 27 vendeve anëtare të BE-së. Gjykata çeke e ka refuzuar një ankesë të mëparshme në lidhje me traktatin, që sipas specialistëve do t‘i bëjë institucionet e Bashkimit Europian më efikasë për sa i përket vendimmarrjes dhe zgjerimit të bllokut. Por për të marrë vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese çeke mund të dojë një periudhë 6-mujore. Ankesa është nënshkruar nga 17 senatorë skeptikë që kanë formuluar një peticion, pavarësisht faktit se Parlamenti çek e ka aprovuar traktatin. Senatori që e ka organizuar peticionin, Jiri Oberfalzer, ka deklaruar për shtypin se shqetësimi i tij është se ky traktat dhunon sovranitetin e vendit. Ai dhe kolegët e tij duan që gjykata të vendosë nëse traktati krijon apo jo platformën për krijimin e një supershteti europian. Nëse një gjë e tillë do të provohet, pra krijimi i kësaj platforme, atëherë kjo bie ndesh me Kushtetutën dhe në një rast të tillë kjo marrëveshje nuk duhet të pranohet. Një tjetër kërcënim ndaj marrëveshjes së Lisbonës është edhe mosratifikimi i saj në kohë me rastin e zgjedhjeve të përgjithshme në Angli, që do të mbahen në majin e ardhshëm, zgjedhje në të cilat pritet fitorja e konservatorëve. Këta të fundit kanë deklaruar se me fitoren e tyre do të organizojnë një referendum mbarëpopullor për traktatin nëse marrëveshja nuk do të ketë hyrë ende në fuqi. Kundërshtarët e traktatit thonë se ajo dhunon sovranitetet kombëtare dhe përqendron një pushtet të jashtëzakonshëm në Bruksel. Ndërkohë, në Irlandë do të zhvillohet më 2 tetor referendumi i dytë në lidhje me marrëveshjen. Votuesit irlandezë e refuzuan traktatin në referendumin e parë të një viti më parë, por shumë liderë dhe qeveri europiane, të kapur nga ankthi për ta parë sa më shpejt të zyrtarizuar projektin e tyre, kërkuan mbajtjen e një referendumi të dytë në Irlandë. Qeveria irlandeze i ka dhënë "garanci" Brukselit se këtë herë nuk do të ketë të papritura. Referendumi i parë i irlandezëve është bërë 15 muaj më parë dhe ky referendum thuajse shkatërroi planet e liderëve europianë për miratimin e traktatit. Gjatë kësaj kohe kanë ndodhur shumë gjëra, sidomos në aspektin ekonomik dhe kjo ka pasur ndikimin e vet tek irlandezët. Për muaj me radhë, sipas sondazheve, mbështetësit e marrëveshjes kanë qenë në masën 50%, ndërsa në një sondazh të fundit ata kanë rënë në 45%, ndërkohë që mbështetësit e "Jo"-së, janë 33%. Por një pjesë e madhe e popullsisë ende nuk e ka ndarë mendjen në lidhje me votën. Kjo e bën situatën të paqartë dhe nëse irlandezët do t‘i thoshin "Jo" edhe këtë herë projektit të traktatit, atëherë me siguri që shpresat për zyrtarizmin e tij do të bëheshin shumë të vogla, në mos inekzistente. Shumë irlandezë janë të mendimit se ky traktat i jep Brukselit një pushtet shumë të madh dhe në këndvështrimin më pragmatist irlandezët jo vetëm që nuk fitojnë, por humbasin nga traktati. Mbi të gjitha, njerëzit nuk ndihen të informuar në lidhje me traktatin dhe e ndjejnë se u thuhen ato që duan të dëgjojnë, jo e vërteta.