Berisha drekë me komunitetet fetare

Gjatë përshëndetjes së tij, Berisha u shprehu mirënjohje udhëheqësve të besimeve fetare në Shqipëri për ndihmesën e çmuar që kanë dhënë dhe japin, me gjithë përpjekjet e këtij kombi për të ndërtuar idealet e tij demokratike dhe të lirisë, ideale këto sa hyjnore aq edhe njerëzore.
“Jemi mbledhur në këtë drekë me udhëheqësit e besimeve shpirtërore të shqiptarëve, së pari për të falënderuar Zotin bashkërisht për ndihmën, mbështetjen dhe bekimin e tij për vitin që lamë pas. Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës Atij, sepse ky ka qenë një vit i vendimeve të mëdha dhe shumë pozitive për ta”, u shpreh Kryeministri.
Duke uruar që viti që vjen të jetë një vit edhe më i mirë për shqiptarët dhe për të gjithë njerëzit kudo që janë, Berisha u shpreh: “Të lutemi së bashku që viti që vjen të jetë një vit edhe më i mirë për të shqiptarët dhe për të gjithë njerëzit kudo që janë. Të punojmë me përkushtim në mënyrë që të festojmë çdo vit e më mirë dhe gjendja të ndryshojë për mirë gjithnjë e më shumë. Unë dhe një herë dua tu uroj gëzuar udhëheqësve të besimeve fetare, si dhe të shpreh kënaqësinë time që spektri i këtyre besimeve është fuqizuar dhe pasuruar”.
2010-12-27 17:32
[