Sekuestrohet një automjet luksoz i vjedhur në Spanjë

Policia lokale bëri me dije se automjeti i përkiste shtetasit A. Hasa, 21-vjeç, lindur e banues në Fier, i cili po vinte në Shqipëri nga Gjermania, ku edhe kishte blerë automjetin.
Nga kontrolli fizik i të dhënave (numër shasie, Pulla tip, etj) nga punonjësit e policisë është dyshuar për ndërhyrje. Mbas verifikimeve të tjera të kryera si dhe në bazë të konfirmimit nga Zyra Qendrore e INTERPOL Tirana, ka rezultuar që automjeti i sipërpërmendur të jetë vjedhur në Spanjë më datë 13.02.2011.
Policia sekuestrohet automjetin, ndërsa ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj poseduesit të saj. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. /Start/
2011-11-08 09:28