E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Barra e liberalizimit të vizave mbi policinë

Gjatë këtij takimi me drejtuesit e rinj të policisë së qarqeve, Basha theksoi se arritja e parametrave të vendeve të BE në luftë kundër të gjitha veprimtarive kriminale dhe realizimi i detyrave të përcaktuara për Policinë e Shtetit në progres raportin për Shqipërinë, përbëjnë edhe detyrimet kryesore për përfitimin e liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë.

 “Barra kryesore për liberalizimin e vizave bie mbi Policinë e Shtetit. Suksesi i Policisë së Shtetit në përmbushjen e detyrimeve është përcaktuesi kryesor në premtimin më të madh të kësaj maxhorance,  heqjen e vizave brenda vitit që vjen”, deklaroi Ministri Basha. 

Në të njëjtën kohë, Ministri Basha paralajmëroi vazhdimin e reformës, e cila siç tha ai ka për qëllim rritjen e efektivitetit të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimit financiar. Ministri i Brendshëm u ka dhënë edhe detyrat e punës krerëve të policisë, me të cilën duhet të bazohen uniformat blu në luftë kundër kriminalitetit. 

Basha e cilësoi të patolerueshëm faktin se akte të shumta kriminale mbeten të pazbuluara, ndaj kërkoi që të ushtrohet kontroll i njëtrajtshëm në këtë drejtim në të gjithë qarqet e vendit dhe në çdo cep të territorit. “Elementët kriminalë duhet të ndjejnë kudo presionin, forcën dhe goditjen e Policisë së Shtetit”,theksoi ministri Basha.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›