Pranga 21-vjeçarit, dhunoi një shtetase
Ermal Martin Gjoni, 21 - vjeç, banues në Tiranë, u prango pasi ndaj tij është deponuar një kallzim penal nga një shtetase 18–vjeçare, e cila ka deklaruar se ky shtetas, rreth orës 15:20 të ditës së djeshme në Shkozë në ambientet e një bar restoranti e ka qëlluar me sende të forta, në pjesë të ndyshme të trupit dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.