Vjedhësit nuk kanë të sosur, edhe 5 të tjerë në pranga
Nga një operacion i koduar “Nata e fundit”, janë vënë në pranga shtetasit Elton Liman Hoxha, 19 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i proceduar më parë me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, Xh.M, 17 - vjeç, lindur e banues Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, i proçeduar më parë me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe Klaus Shpëtim Sula, 19 - vjeç, lindur dhe banues Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
Arrestimi i tyre u krye sepse në bashkëpunim me njëri - tjetrin, dyshohet se kanë realizuar në kohë e vende të ndryshme një sërë vjedhjesh, kryesisht në hotele, qendra spitalore, etj. Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë, shtetasit K.Ç, 17 - vjeç, dhe R.B, 16 - vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.